Mot i vranët, temperaturat maksimale deri në 16 gradë

09.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët por në fushat termike parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik bëhet e ditur se në Prizren temperaturat […]

Mot i vranët, temperaturat maksimale deri në 16 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët por në fushat termike parashihen rritje të lehta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik bëhet e ditur se në Prizren temperaturat minimale do të jenë 5 gradë, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë në 15 gradë

Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.