Mot i vranët, temperaturat maksimale deri në 15 gradë

10.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, por që vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta. IHMK njofton se mëngjeset do të jenë me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë […]

Mot i vranët, temperaturat maksimale deri në 15 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, por që vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta.

IHMK njofton se mëngjeset do të jenë me mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.