Mot i vranët, temperaturat deri 16 gradë

22.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës do të jenë ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen […]

Mot i vranët, temperaturat deri 16 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht më stabil, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës do të jenë ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Të premten, sërish pritet të ketë ndryshime të vogla të motit, duke mundësuar kushte për riga shiu.

Vikendi parashihet të jetë kryesisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.