Mot i vranët, priten reshje shiu e vende-vende edhe breshër

06.06.2022

Sipas IHMK-së, në këto kushte meteorologjike në vendin tonë do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi e vende-vende parashihen edhe reshje breshëri. Kjo situatë vije si pasoj e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin […]

Mot i vranët, priten reshje shiu e vende-vende edhe breshër Foto: Ilustrim

Sipas IHMK-së, në këto kushte meteorologjike në vendin tonë do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi e vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.

Kjo situatë vije si pasoj e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore, të cilat mbizotëruan ditëve të fundit mbi gadishullin tonë.

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot, kryesisht me vranësira, ku priten zhvillime të stuhive me reshje intensive shiu, lokalisht edhe me breshër. Në mbrëmje më freskët.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.