Mot i vranët me intervale të shkurta me diell

11.11.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të shënojnë ulje, derisa ato maksimale do të mbesin konstante me ditët e fundit. “Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e […]

Mot i vranët me intervale të shkurta me diell Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të shënojnë ulje, derisa ato maksimale do të mbesin konstante me ditët e fundit.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.