Mot i vranët me diell, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

14.09.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se sa i përket temperaturave, minimalet do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin […]

Mot i vranët me diell, temperaturat deri në 29 gradë Celsius Foto: Cloud in blue sky

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se sa i përket temperaturave, minimalet do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.