Mot i vranët dhe me shi, temperaturat maksimale deri në 14 gradë
- 08.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga të dobëta shiu.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë në 14 gradë.
Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.
