Mot i vranët dhe me shi, IHK thekson nivelin e “portokallt” për reshjet e shiut

02.10.2025

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës nga 7-12°C.

Era do të fryjë nga verilindja, 1-7 m/s.

IHK tutje ka njoftuar se deri më 3 tetor i tërë vendi do të përfshihet fillimisht nga reshje të shiut, të cilat më të shprehura do të jenë në pjesën lindore dhe jug-lindore, të cilat herë pas here mund të jenë me intensitet më të lartë dhe me potencial për të krijuar vërshime të shpejta.

Më të përfshirë do të jenë pellgu i Moravës së Binçës dhe i Lepencit.

Po ashtu gjatë këtyre ditëve priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe si pasojë reshjet e shiut do kthehen në reshje të borës, sidomos në zonat më të larta malore, por ajo pritet të bie edhe në disa zona më të ulëta.

Ndikimi: Sasia e reshjeve më shumë se 40 1/m2/24h – Shkaktimi i përmbytjeve, problemeve në të gjitha aktivitetet e prodhimtarisë bujqësore, probleme në trafik dhe rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Rrezik për jetën e njerëzve dhe kafshëve, dëmtime të pronës.

Ndërkaq për reshjet e borës, niveli i ‘verdhë’.

Formimi rritja e mbulesës së borës 30 cm në 12 orë në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Ndikimi: Probleme vështirësi në trafik, transport dhe forma të tjera të komunikacionit. Rrezik i thyerjes së degëve nga pemët. Rrezik i shkatërrimit të çative të ndërtesave. Rrezik dëmtimi të linjave të transmetimit elektrike.