Mot i vranët dhe me reshje shiu

12.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se java do të karakterizohet me mot kryesisht të ndryshueshëm. Ndërkaq, gjatë këtyre ditëve temperaturat minimale në tërë territorin do […]

Mot i vranët dhe me reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se java do të karakterizohet me mot kryesisht të ndryshueshëm.

Ndërkaq, gjatë këtyre ditëve temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6-9  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.