Mot i paqëndrueshëm deri të enjten

Mot i paqëndrueshëm deri të enjten
Eurolinda Zenelaj

23.03.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdojë deri të enjten.

IHMK njofton se bora e cila po bie do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensitet i saj do të dobësohet nga e dita e martë.

Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike. Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave.

Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. 

RAPORTO