Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërkaq do të jetë më nxehtë se ditët e kaluara.

IHK njofton se parashihen vranësira të pakta kryesisht rreth relievit malor.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Ndërkaq, në Prizren temperaturat do të jenë ndërmjet 16 dhe 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.