Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë deri 36 celsius

08.07.2024

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara pritet të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje.

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë deri 36 celsius Foto: Ilustrim

Pluhuri saharian, ndonëse me koncentrime më të ulëta, do të mbetet i pranishëm edhe të hënën. 

Nga dita e martë të fillojë të tërhiqet.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 36°C.