Mot i nxehtë, pasdite shi e vetëtima
- 01.07.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, kurse pasdite pritet të ketë vranësira që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima e mundësi për breshër.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë bërë të ditur se temperatruat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.
KOMENTE0
Leave a Reply