Mot i nxehtë gjatë kësaj jave, temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius
- 23.05.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave parashihet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë.

Nga IHK-ja kanë bërë të ditur se parashihen që të ketë vranësira konvektive ku vende-vende pritet të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.
Ndërkaq, nga ky institut kanë njoftuar se temperaturat do të jenë tipike pranveror, ku ato minimale do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.
UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.
KOMENTE0
Leave a Reply