Mot i ndryshueshëm, parashihen edhe reshje shiu

03.04.2021

Gjatë këtyre ditëve ka mbajtur mot kryesisht me diell herë-herë me vranësira, por moti në vikend do të pësojë ndryshime. Në këtë vikend moti në Kosovë do të jetë edhe me reshje të dobëta të shiut, ku të dielën vende-vende parashihet që të dielën të ketë edhe reshje të dobëta bore. Kështu ka bërë të […]

Mot i ndryshueshëm, parashihen edhe reshje shiu Foto: Ilustrim

Gjatë këtyre ditëve ka mbajtur mot kryesisht me diell herë-herë me vranësira, por moti në vikend do të pësojë ndryshime.

Në këtë vikend moti në Kosovë do të jetë edhe me reshje të dobëta të shiut, ku të dielën vende-vende parashihet që të dielën të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen dhe si të tilla do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët.

Vikendi, kryesisht dita e diele, do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në vise të ulëta dhe mesatare, vende-vende do të ketë edhe fjolla bore, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të kenë kushte të shndërrohen në borë.

Parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh, si pasojë e këtyre proceseve dinamike që parashihen të ndodhin në troposferë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.