Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave

Vransira dhe diell, priten edhe reshje lokale shiu. Temperaturat mbeten të larta, pak mbi vlera mesatare

Në ditët e ardhshme vendi ynë ndodhet ndërmjet fushave të presionit të rritur në lindje dhe një turbullire mbi Itali, që gradualisht do të zhvendoset mbi rajonin tonë.

Parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, fillimisht kryesisht me diell, e nga dita e martë me vransira dhe diell.

Nga dita e martë kohëpaskohe priten mundësi edhe për riga ose reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima. Në aspektin termik temperaturat mbeten pak mbi vlera mesatare për këtë periudhë.

Nga dita e premte në veri të rajonit pritet të kaloj një ciklon që rrit gjasat për të sjell më tutje reshje shiu në fundjavë. Nga dita e shtunë rënie e temperaturave.

21.09 – Pas mëngjesit të freskët, ditën më ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 9C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24 deri 28C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-8m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht në rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë me tendencë të rënies.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.