Mot i ndryshueshëm dhe jo stabil

25.08.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se do të ketë rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike. Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë […]

Mot i ndryshueshëm dhe jo stabil Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se do të ketë rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.