Mot i ftohtë, priten reshje shiu dhe bore

22.02.2022

“Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë […]

Mot i ftohtë, priten reshje shiu dhe bore Foto: Herolind Bytyçi | HALLKA

“Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë.

Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.