Mot i ftohtë në ditën e zgjedhjeve, temperaturat deri në -11 gradë Celsius

13.02.2021

Mot ‘siberik’ për ditën e zgjedhjeve, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nesër do të mbaj mot i vranët dhe me reshje bore. Sipas njoftimit temperaturat minimale do të jenë -11 deri në -9 gradë celsius teksa ato maksimale pritet të jenë -5 deri në -3 gradë celsius. “Të dielën do të mbajë […]

Mot i ftohtë në ditën e zgjedhjeve, temperaturat deri në -11 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Mot ‘siberik’ për ditën e zgjedhjeve, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nesër do të mbaj mot i vranët dhe me reshje bore.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të jenë -11 deri në -9 gradë celsius teksa ato maksimale pritet të jenë -5 deri në -3 gradë celsius.

“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.