IHMK ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, për shkak të rrugëve të lagështa dhe të akullta. Po ashtu, në disa zona të ulëta pritet mjegull, e cila mund të kufizojë dukshmërinë. Qytetarët këshillohen që të ndjekin përditësimet e IHMK-së mbi kushtet meteorologjike dhe të marrin masat e nevojshme për motin e ftohtë dhe rrugët e rrëshqitshme.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

  • E hënë: Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale -7°C deri -4°C, maksimalet 5°C deri 7°C. Erë e lehtë nga veriu.
  • E martë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, që gjatë ditës dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale -5°C deri -3°C, maksimalet 3°C deri 6°C. Erë e lehtë nga jugperëndimi.
  • E mërkurë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, që mund të sjellin riga shiu të përziera me borë. Temperaturat minimale -5°C deri -3°C, maksimalet 3°C deri 5°C. Erë nga juglindja.
  • E enjte: Mot kryesisht i vranët me riga shiu. Temperaturat minimale -3°C deri -1°C, maksimalet 4°C deri 7°C. Erë nga veriperëndimi.
  • E premte: Mot i vranët me periudha të shkurtra me diell dhe riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale -2°C deri 0°C, maksimalet 5°C deri 8°C. Erë e lehtë nga veriperëndimi.