Mot i ftohët e ngrica nesër, këto do të jenë temperaturat
Sipas njoftimit, temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. IHMK-ja ka kërkuar kujdes për shkak të ngricave. Njoftimi i plotë: Moti për dy ditë 01-02.12.2021 Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë […]
Sipas njoftimit, temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.
IHMK-ja ka kërkuar kujdes për shkak të ngricave.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 01-02.12.2021
Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet.
Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes!
