Mostrat nuk do të dërgohen më në Prishtinë, testimet së shpejti bëhen në Prizren

24.08.2020

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, mostrat e mbledhura nga qytetarët i kanë dërguar në Prishtinë për tu testuar, për çka në shumë raste ka pasur vonesa në kumtimin e rezultateve. Por këto qendra së shpejti pritet të pavarësohen në testimin e mostrave, shkruan SuharekaOnline. Të paktën kështu ka bërë […]

Mostrat nuk do të dërgohen më në Prishtinë, testimet së shpejti bëhen në Prizren Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, mostrat e mbledhura nga qytetarët i kanë dërguar në Prishtinë për tu testuar, për çka në shumë raste ka pasur vonesa në kumtimin e rezultateve.

Por këto qendra së shpejti pritet të pavarësohen në testimin e mostrave, shkruan SuharekaOnline.

Të paktën kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se po kryhen procedurat e blerjes së 7 aparateve të tjera për PCR në IKSHPK ku do të vihen në funksion në 6 qendrat rajonale të Shëndetësisë Publike (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj e Gjilan).

Së shpejti do të kemi edhe: 7 aparate për RT-PCR, 100 000 teste PCR, 30 000 teste rapide dhe 100 000 teste serologjike, ka shtuar Zemaj.