Mospajtime në kabinetin qeveritar për pagat minimale

Kabineti qeveritar nuk ka qëndrim unik, veç premtohet rritje të pagave.

Paga minimale është shndërruar në burim mospajtimesh brenda kabinetit qeveritar.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica tha se rritja e pagës minimale në 250 euro nuk do të ketë implikime ligjore.

Përfaqësuesit e PDK-së thanë se ky vendim është në kundërshtim me ligjin dhe se duhet kohë për analizë të thellë.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj thotë se do të ketë rritje të pagës minimale./RTV21/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.