Mosha e pensionimit për policët pritet të jetë 55 vjeç

  • 31.10.2022
Mosha e pensionimit për policët pritet të jetë 55 vjeç

Shumë shpejt në uniformë të Policisë së Kosovës mund të mos shihni zyrtarë më të moshuar se 55 vjeç.

Të paktën kështu thuhet në një draft-projektligj për pensiononim që e ka siguruar RTV Dukagjini.

Neni 6 i këtij drafti thotë se mosha e pensionimit të rregullt është 55 vjeç. 10 vjet më re sesa tash, kur policët pensionohen në moshën 65 vjeçare.


Nëse ky draft votohet rreth 1500 policë do të pensionoheshin menjëherë. Ata do të merrnin për pension pak më shumë se gjysmën e pagës bruto.

“Baza e pensionit të rregullt të zyrtarit policor nga grada polic i lartë deri në gradën kolonel është katër dhjetë 40% e pagës bruto të zyrtarit policor në momentin e pensionimit. Për çdo vit shërbimi si zyrtar policor, koeficienti i përqindjes rritet për 2%, por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë 60% e pagës bruto”.

Për çdo vit shërbimi si zyrtar policor, koeficienti i përqindjes rritet për 2%, por nuk mund të kaloj gjashtëdhjetë 60% e pagës bruto”.E për ata që nga 50 vjeç duan të pensionohen drafti parasheh pagë më të ulët. Më së paku 15 vite shërbim në Polici dhe Inspktorat, të pensionuarit marrin vetëm 35% të pagës bruto.Përpos pensioni të rregullt, vullnetar parashihet edhe kategoria e pensionimit invalidor dhe familjar.

“Lartësia e pensionit të bashkëshort/it-ës, bashkëshort/it-ës jashtëmartesor është pesëdhjetë 50% e pensionit që i është paguar pensionistit.” thuhet në këtë draft.

Pikërisht për këtë nen ka vërejtje Sindikata e Policisë përkundër se nuk janë njoftuar zyrtarisht nëse ky draft do të përcillet për në komisione.“Edhe kjo për neve është e papranueshme, pse të mos jetë 100%, pse mos ta gëzojë një bashkëshorte-bashkëshort që mbas vdekjes së njërit prej tyre ta merr pensionin e njëjtë.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se ky draft është i njohur për ta, përkundër që zyrtarisht nuk e kanë pranuar”, deklaron për RTV Dukagjini Zeqiri. Zeqiri thotë se nëse ky draft kthehet në ligj kanë edhe kundërshtime të tjera.“Kjo përqindja maksimale të jetë të paktën minimumi 80% e pagës bruto, sepse bazuar edhe në standardet dhe kushtet aktuale duke u bazuar edhe në polici e Rajonit që i kemi e që ata pensionohem te Maqedonia p.sh. me pagën e fundit që e merr”, deklaron kreu i Sindikatës.Ministria e Brendshme as nuk e konfirmuar por as mohuar ekzistencën e këtij drafti.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë