Mos lejimi i dasmave është politikë e gabuar!

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri thotë se masat e reja të vendosura nga qeveria nuk janë aspak popullore.

Haziri në “RTV Dukagjini” thotë se burim më i madh i infeksionit janë kontaktet e punës.

“Natën më së paku ka pasur qarkullime të njerëzve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se moslejimi i dasmave është politikë jo popullore.

“Unë mendoj se mos lejimi i dasmave është politikë e gabuar”.

Kryetari i Gjilanit thotë se Kosova ka një ligj për emergjencat civile dhe sipas tij vetëm Ministria e Punëve të Brendshme po e zbaton por jo institucionet tjera.

Haziri thotë se qytetarët megjithatë nuk duhet nënvleftësuar situatën me pandeminë. Ai shprehet i shqetësuar se disa qytetarë nuk po besojnë se coronavirusi ekziston

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.