17.06.2019, 9:44

Mos i ndizni tokat, ruani kafshët dhe gjallesat që jetojnë aty

Është bërë shprehi e bujqve, të cilët pothuajse çdo vit i djegin hamullorë. Duke menduar se po bëjnë eliminimin në tërësi të barishteve, që bujqit i quajnë “bari i keq”, ata nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e mëdha që zjarri i sjellë tokës.

Gjithashtu në tokë jetojnë dhe shumë gjallesa, kafshë, insekte, të cilat digjën se bashku më ‘’ barin e keq ‘’.

Zjarrëfiksat e Kosovës kanë apelu te të gjithë qytetarët e Kosovës që mos të veprojnë në këtë mënyrë, pasi që, duke u munduar të djegin barin, arat mbas korrjës, po i djegin edhe kafshët dhe gjallesat tjera.

Ata në një postim në ueb faqen e tyre, kanë ngritur një fushatë vetdijësuese ‘’ Në arat tona jetojnë shum kafshë të egra, e gjallesa të imta. Mos i ndizni ato..! ‘’

LEXO EDHE:  Kurti: Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministër i ri, ose zgjedhje të parakohshme
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.