Analisti politik, Armend Muja në RTV Dukagjinit, ka thënë se zhvillimet brenda LDK-së dhe kërkesat e madhe të tyre, sipas tij janë fajtore që nuk është arritur ende koalicioni qeverisës.

Ai tha se LDK-ja e vjetër po kërkon ta nxjerr nga loja Vjosa Osmanin.

“E para janë zhvillimet brenda LDK-së, në njëfarë mënyre ata t’i kenë pozitat kyçe. Kjo ka rëndësi sepse në atë kohë e bonen një lëshim që kishin bindjen që me Vjosa Osmanin fitojnë, Logjika e LDK’së, është që tash nuk ke fitu, lësho rrugë. Këta e shoh si problem në LDK fillimisht. E dyta është te ndarja e pites, une mendoj që LDK-ja po kërkon shumë”, tha Muja.

Po ashtu Muja ka thënë se nëse nuk ndodh koalicioni mes VV-së dhe LDK-së ka gjasa që vendi të shkojë në zgjedhje në maj, dhe betejën kryesor ai e sheh në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të krahut të luftës PDK-së, AAK-së dhe Nismës, pasi sipas tij LDK do të dobësohet duke kaluar si e partia e tretë krahasuar me zgjedhjet  e 6 tetorit.

Kujtojmë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit, e që kjo seancë do të mbahet më 26 dhjetor, e që partia fituese e zgjedhjeve të parakohshme ka dalur Lëvizja Vetëvendosje duke lënë pas LDK-në dhe PDK-në.