Mos arritja e koalicionit LVV-LDK, KQZ tregon nëse kanë buxhet dhe janë të gatshëm për zgjedhje të reja

14.01.2020

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani kanë rezultuar pa ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje. Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikë së Kosovës, por mundësinë e shkuarjes së vendit përsëri në zgjedhje nuk e kanë përjashtuar as njohësit e […]

Mos arritja e koalicionit LVV-LDK, KQZ tregon nëse kanë buxhet dhe janë të gatshëm për zgjedhje të reja Foto: Ilustrim

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani kanë rezultuar pa ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikë së Kosovës, por mundësinë e shkuarjes së vendit përsëri në zgjedhje nuk e kanë përjashtuar as njohësit e çështjeve politike, por as Lëvizja Vetëvendosje, ku kjo e fundit ka dalur fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Edhe pse LVV e LDK janë takuar shpeshë herë, po ashtu i kanë bërë edhe oferta njëra-tjetrës, por këto dy subjekte politike nuk arritën që të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë, madje zyrtarë të LVV-së kanë thënë se nëse nuk arrihet koalicioni LVV-LDK, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Por sa janë të gatshëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të organizojnë edhe një palë zgjedhje parlamentare?

Rreth kësaj çështje ka folur Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ku ajo për Telegrafin ka thënë se në qoftë se presidenti i Republikë së Kosovës i shpall zgjedhjet, atëherë KQZ është e obliguar t’i organizojë ato.

“Jemi në pritje të formimit të Qeverisë së re, mirëpo nëse presidenti i shpallë zgjedhjet ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se t’i organizojmë ato”, ka thënë ajo.

Kurse sa i përket mjeteve financiare, Daka ka thënë se ato duhet të sigurohen.