Mot i vranët e me diell, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

20.04.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme, ku pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. IHMK-ja ka bërë të ditur se të mërkurën dhe të enjten në vendin tonë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell, ndërsa në vendet malore mund […]

Mot i vranët e me diell, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për dy ditët e ardhshme, ku pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja ka bërë të ditur se të mërkurën dhe të enjten në vendin tonë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell, ndërsa në vendet malore mund të ketë riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.