Mot i vranët dhe me reshje shiu, temperaturat maksimale deri në 14 gradë

23.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbaj mot i vranët dhe me riga lokale shiu. IHMK-ja njofton se për sot ka paraparë rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet pritet të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin […]

Mot i vranët dhe me reshje shiu, temperaturat maksimale deri në 14 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbaj mot i vranët dhe me riga lokale shiu.

IHMK-ja njofton se për sot ka paraparë rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet pritet të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.

“Të mërkurën. Situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.” thuhet në njoftimin e IHMK-së.