“Molla e Kuqe” nesër do të duhej të lajmërohej në Hagë!

  • 16.01.2019
“Molla e Kuqe” nesër do të duhej të lajmërohej në Hagë!

Remzi Shala i njohur gjatë luftës si Komandant “Molla e Kuqe” kishte pranuar një ftesë nga Gjykata Speciale për paraqitjen në këtë Gjykatë.

Sipas raportimeve të SuharekaOnline, Remzi Shala kishte pranuar ftesën nga policë të Eulex-it.Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht  vetë Shala, i cili ka thënë se ka marrë thirrje dhe urdhër që të paraqitet në Hagë më 17 janar të vitit 2019.


Ai përmes një njoftimi në Facebook kishte deklaruar: “Unë Komandant (Molla e Kuqe) i togut te njesis speciale te shtabit te pergjithshem te UÇK-së kam pranuar ftesë nga gjykata speciale per tu dorezuar ne hag, deklaroj para gjithe popullit se nuk do te dorzohem dhe nuk do ti pergjigjem kesaj ftese.

Ata qe ma prunen kete ftes u deklaruan se jan polic te euleksit ndersa un ju kunderpergjigja nuk e njoh kete gjykat un jam Shqipetarë dhe jam krenar per luften qe kam bere andaj u beje thirrje te gjithe shokve te si kur kemi dhen besen per Atedhe dhe per flamur ashtu te jemi te nje bese mos ta njohim kete gjykat dhe mos te dorzohemi he Hag me respekt Komandant Molla e Kuqe “.

Pasi pranoi ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale ai është larguar nga shtëpia e tij e cila ndodhet në fshatin Shirokë, nuk dihet se ku gjindet.

Familjarët e tij dhe fqinjët e konfirmuan që “Molla e Kuqe” nuk gjindet në shtëpi dhe ka marrur një lokacion të panjohur. Po ashtu edhe Avokati i tij, Natal Bullakaj tha se “As unë nuk kam asnjë informacion se ku ndodhet Remzi Shala”, ai shtoi se nga dita që Gjykata Speciale ia kishte sjellur ftesën, nuk ka më kontakte me Remzi Shalën.

Ata thonë të kenë kontaktuar me të, dhe se i njëjti u ka thënë se është i vendosur të qëndrojë në arrati.

“Kemi kontaktuar me të. Krejt çka mund të themi është se ai është i vendosur mos t’i përgjigjet Gjykatës Speciale. Ne i kemi kërkuar të paraqitet, por është vendim i tij”, ka thënë një i afërm i Shalës.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë