“Moderna”, vaksina e dytë anti-COVID që miratohet në Evropë

06.01.2021

Vaksina anti-COVID e “Modernas” është bërë e dyta që ka marrë miratimin zyrtar nga rregullatori medicinal i Evropës. Drita e gjelbër nga EMA-ja i hap rrugë miratimit nga Komisioni Evropian, që pritet të vendosë së shpejti. Vaksina anti-COVID e zhvilluar nga “Moderna” pritet të jetë efektive edhe kundër variantit të ri të koronavirusit, të vënë […]

“Moderna”, vaksina e dytë anti-COVID që miratohet në Evropë Foto: Ilustrim

Vaksina anti-COVID e “Modernas” është bërë e dyta që ka marrë miratimin zyrtar nga rregullatori medicinal i Evropës.

Drita e gjelbër nga EMA-ja i hap rrugë miratimit nga Komisioni Evropian, që pritet të vendosë së shpejti.

Vaksina anti-COVID e zhvilluar nga “Moderna” pritet të jetë efektive edhe kundër variantit të ri të koronavirusit, të vënë re në Britani të Madhe, ka thënë autoriteti kombëtar i ilaçeve në Holandë, “CBG”.

Para kësaj vaksine, Bashkimi Evropian miratoi edhe vaksinën e “Pfizerit”.