Mjeku kosovar në Gjermani shpjegon pse dallojnë testet në Kosovë dhe atyre në shtete tjera

07.07.2020

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka paralajmëruar qytetarët se në rast se udhëtojnë në Kosovë, atëherë me rastin e kthimit në Gjermani do të duhet të qëndrojnë në vetëizolim për dy javë. Ambasada ka thënë se Gjermania nuk njeh testet për COVID-19 të asnjë laboratori të Kosovës. Për vërtetësinë e testeve me strisho që bëhen […]

Mjeku kosovar në Gjermani shpjegon pse dallojnë testet në Kosovë dhe atyre në shtete tjera Foto: Hadassah Ein Kerem medical team members, wearing protective gear, are handling a Coronavirus test sample of Hadassah Ein Kerem workers at the Hadassah Ein Kerem Hospital in Jerusalem on March 24, 2020. Photo by Yossi Zamir/Flash90 *** Local Caption *** קורונה וירוס מגיפה מגן דוד אדום צוות רפואי הצלה בדיקות נשאים הדסה עין כרם

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka paralajmëruar qytetarët se në rast se udhëtojnë në Kosovë, atëherë me rastin e kthimit në Gjermani do të duhet të qëndrojnë në vetëizolim për dy javë.

Ambasada ka thënë se Gjermania nuk njeh testet për COVID-19 të asnjë laboratori të Kosovës.

Për vërtetësinë e testeve me strisho që bëhen në Kosovë, në Ballkan dhe në Europë, mjeku shqiptar Halil Krasniqi, që punon në një klinikë të madhe në Shtutgart, në RTK, ka thënë se efikasiteti i testeve dallon varësisht nga shtetet edhe pse thotë se edhe atje përdoren testet me strisho.

“Efikasiteti i testeve është i ndryshëm fatkqësisht në shtete të ndryshme, në Gjermani por edhe në Kosovë. Problemi qëndron te testet, në një studim përkatës në Berlin, është verifikuar se testet të cilat i marrin të gatshme për ta marrë strisho, nuk po përmendi përqindje por jane pozitive. Është pacienti i infektuar apo jo, testi është pozitiv, kjo pastaj është korigjuar në kohë të shkurtë janë marrë edhe testet tjera janë hapur dhe janë mbyllur pa marrë strishot e personit, por kanë qenë pozitive. Edhe këtu duhet të kemi kujdes, por kryesisht testet qe kanë kaluar ne Evropë janë të sakta” ka thënë doktor Krasniqi. Gjithashtu ka thënë se testet përmes gjakut janë më të sigurta sa i përket testimit për COVID-19.