Mjekët nga Kosova mbërrijnë në Kukës për ta marrë vaksinën anti-COVID

Në një qendër vaksinimi në Kukës të Shqipërisë ka filluar imunizimi i grupit të parë të punëtorëve shëndetësorë nga Kosova.

Punëtorët shëndetësorë kosovarë kanë arritur në Kukës dhe kanë filluar të injektohen me vaksinat kundër koronavirusit. Ende nuk është bërë e ditur se me vaksinën e cilit prodhues po zhvillohet ky proces.

Shqipëria do të vaksinojë gjithsej 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës. Më 19 mars Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se të shtunën 250 punëtorë shëndetësorë të Kosovës do të dërgohen për vaksinim në Kukës, Shqipëri.

Gjithashtu, është bërë e ditur se 250 punëtorë të tjerë shëndetësore pritet që të vaksinohen në ditët në vijim.

RAPORTO