Mjekët e mirëpresin projektligjin e pagave, por janë kundër vonesës së hyrjes në fuqi

17.09.2022

Gjatë ditës së enjte ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor. Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga. Po ashtu, […]

Mjekët e mirëpresin projektligjin e pagave, por janë kundër vonesës së hyrjes në fuqi Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së enjte ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.

Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Po ashtu, nga Zyra e Kryeministrit kanë dhënë edhe arsyetimet e tyre se pse kanë bërë publikimin e këtij Projektligji.

Në arsyetimin e konsultimit të Ligjit të Pagave thuhet se situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës, ku sipas tyre kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore.

“Situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës. Kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore, apo edhe vendimeve me të cilat rregullohen dhe përcaktohen niveli i pagave dhe kompensimeve”, thuhet në arsyetimin e konsultimit.

Gjithashtu, nga kjo zyrë kanë theksuar se sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe në këtë mënyrë vlerësohet se është edhe i paefektshëm, sepse nuk është i ndërtuar mbi parime Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Me projektligjin e ri të pagave, mjekët e kanë mirërpritur rangimin e tyre, por frika e prolongimit e ka sjell reagimin për një rritje të pagës për 50% deri në aprovimin e ligjit.

Në projektligjin e pagave këta profesionistë shëndetësor janë kategorizuar me koeficientin 12.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu koeficientin e përcaktuar për mjekët e konsideron të mirë, përkundër që pritshmëritë e tyre thotë se kanë qenë më të mëdha.

Sejdiu thekson se ende janë të brengosur për shumën e koeficientit, meqenëse ende nuk është e përcaktuar.

Është një pozitë më e vogël sesa ne kemi menduar në nivel, por unë besoj se është në rregull…Është një denivelim, pak një diferencë paksa e madhe në mes të mjekëve të përgjithshëm dhe specialistëve. Ne jemi koncentruar të sigurojmë që ky ligj do të ecë edhe në lëmit tjera të mos ketë disparitet mes parimeve mes të cilave është bërë ky ligj…-04’03 Unë mendoj se është një koeficientë i mirë për situatë që kemi apo më mirë të them rangimi është i pranueshëm sesa do të jetë se koeficienti e bënë rangimin, se si do të jetë çështja e shumës të shohim kur do të caktohet edhe niveli apo shuma e një koeficienti…04’34 Mendoj se ekziston një opinion në përgjithësi ku shumica janë të kënaqur me këtë nivel që është caktuar me koeficinetin 12, por gjithsesi me atë brengën se sa do të jetë shuma e një koeficienti”, theksoi Seidiu për KosovaPress.

Projektligji i ri i pagave, i cili nga kjo e enjte ka dal në diskutim publik, parashihet të hyjë në fuqi 8 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, e kjo ka shfaqur pakënaqësi tek Oda e Mjekëve, ku thonë se këto vonesa në aprovim dhe hyrje në fuqi të këtij ligji do të ndikojnë që edhe më shumë të ikin mjekët nga Kosova.

“E kemi pritur një vonesë të tillë të planifikuar por unë mendoj se nëse ligji nuk hynë në muajt e parët të vitit të ardhshëm, atëherë do jetë asgjë, do të jetë një zgjatje e krizës, do të jetë vazhdim i krizës dhe efektet që kjo krizë rreth aprovimit të ligjit të pagave, kjo krizë financiare të vetë mjekëve, do të prodhoj atë çka është duke ndodhur, largimin në masë të mjekëve nga sektorit publik”, theksoi Sejdiu, transmeton KP.

Lidhur me reagimin e profesionistëve shëndetësor të cilën kanë paralajmëruar edhe veprime sindikale gjatë javës së ardhme, kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu thotë se krejt kjo po rrjedh nga frika e prolongimit të ligjit të pagave.

“Ajo frikë e prolongimit të ligjit e ka sjell këtë reagim të një rritje 50% deri në aprovimin e ligjit, prandaj prolongimi do të kemi indikacione shumë të qarta se do të shkaktoj kriza, qoftë me veprime sindikale apo vazhdimin në numër të largimit të mjekëve, sidomos të anesteziologëve, pa përjashtuar edhe nivelin e kirurgjisë e kardiologjisë invazive…reagimi është pikërisht prej frikës për stërzgjatje”, u shpreh Sejdiu.

Sipas tij, 170 mjekë kanë marrë vërtetim për të ikë jashtë vendit, ndërsa mbi 60 të tjerë kanë lënë sektorin publik dhe kanë vazhduar të ushtrojnë profesionin e tyre në atë në privat.

“Flasim për mjekët që veçse kanë marrë vërtetimet dhe presin të largohet jashtë Kosovës. Janë mbi 170 tani dhe shtohet këtu mbi 60 që kanë lëshuar sektorin publik dhe shkojnë në atë privat, dhe ne kemi faktikisht mbi 200-220, arrihet atij numri e kuantietit që kemi paraparë që 270 mjekë të largohen nga sistemi publik që është e rrezikshme”, u shpreh Sejdiu.