Numri i pacientëve nga sëmundja e gripit është duke u rritur shumë, dhe të gjithë ata që kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK të gjithë ishin të pa vaksinuar, prandaj Mjekët e qendrës Klinike Universitare të Kosovës, bëjnë apel tek qytetarët që të vaksinohen.

Për më pak se 5 muaj janë evidentuar mbi 30 mijë persona të prekur nga sëmundja e gripit, po ashtu të prekur edhe nga sëmundje të tjera të rrezikshme për jetën e njeriut.

Sipas QKUK shumë persona të cilët kanë shkuar që të kërkojnë trajtim mjekësor kanë qenë të pa vaksinuar, por jo vetëm në QKUK por edhe në shumë spitale regjionale.

Pulmologu në Klinikën e Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Bahri Thaçi, ka thënë se numri i pacientëve është rritur në këtë Klinikë dhe të gjithë këta të cilët janë paraqitur për trajtim nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Në Klinikën e Pulmologjisë është shtuar numri i pacientëve për shkak të komplikimeve që vijnë pas gripit, por të gjithë pacientët nuk kanë qenë të vaksinuar. Kryesisht vaksinat jepen te moshat të cilat janë më të rrezikuara, te ata që kanë sëmundje shoqëruese siç është diabeti, sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të mëlçisë ose të organeve të tjera”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në këto muajt e fundit kanë vdekur 11 persona shkaku i kësaj sëmundje të gripit, prandaj vaksinohuni që të mos prekeni edhe ju nga këto sëmundje të ndryshme.