Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.

Sipas uebfaqeve sinoptike në vendin tonë parashihet mjegull me intensitet të lartë.