Mitrovica e Veriut mban për herë të parë seancë solemne në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

17.02.2024

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka uruar të gjithë qytetarët për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mitrovica e Veriut mban për herë të parë seancë solemne në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Ai tha se sot për herë të parë, pas 16 vjetëve do të mbahet seancë solemne në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.

“Ne kemi vendosur si asambleistë që Kuvendi në këtë ditë madhështore të festojmë në kuadër të institucioneve tona. Siç e dinë është hera e parë, pas 16-vjetëve që po mbahet një seancë solemne, ku ne do t’i nderojmë qytetarët”, deklaroi ai në këtë seancë.

Edhe kryetari i kësaj komune Erden Atiqi uroi 16 vjetorin e pavarësi së Kosovës, në këtë mbledhje duke theksuar se kjo ditë për Kosovën dhe popullin e saj janë shumë të rëndësishme, derisa dita e sotme është e veçantë edhe për qytetarët e kësaj komune, ngase për herë të parë shënohet edhe me mbledhje solemne të Kuvendit Komunal.

Ndërsa duke filluar nga ora 13:30 do të bëhet zbulimi i shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari në sheshin kryesor të Mitrovicës së Jugut.