MIT njofton se në cilat rrugë është duke u punuar në Suharekë

22.05.2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të përmbushjes së misionit të saj për të sjellë infrastrukturë rrugore cilësore, është duke shfrytëzuar maksimalisht sezonin ndërtimor. Siç njofton MIT, si rrjedhojë, po punohet në të gjitha qytetet e Kosovës. Për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj MIT kërkon mirëkuptim […]

MIT njofton se në cilat rrugë është duke u punuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të përmbushjes së misionit të saj për të sjellë infrastrukturë rrugore cilësore, është duke shfrytëzuar maksimalisht sezonin ndërtimor.

Siç njofton MIT, si rrjedhojë, po punohet në të gjitha qytetet e Kosovës. Për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj MIT kërkon mirëkuptim për çdo vështirësi në komunikacion dhe vonesa të shkaktuara.

“Në vazhdim ju informojmë me disa nga projektet, në të cilat punimet mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve: Asfaltimi i rrugës R107 Gjakovë – Deçan Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Dollc – Gjakovë Rehabilitimi i rrugës Prizren – Xërxë Rehabilitimi i rrugës Rahovec – Suharekë.

Zgjerimi i rrugës nacionale N 25.3 Gjilan  (segmenti Livoç – Gjilan). Asfaltimi i rrugës në fshatin Cërnicë – Gjilan Zgjerimi i rrugës në fshatin Përlepnicë Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj

Jemi të përkushtuar që punimet të kryhen sipas planit dinamik të paraparë, me qëllim të lëshimit në qarkullim sa më të shpejtë të investimeve të MIT”, thuhet në njoftimin e MIT-së./RTK