Misteri i muajve të errët në Suharekë, priten hetime nga Prokuroria

  • 23.12.2018
Misteri i muajve të errët në Suharekë, priten hetime nga Prokuroria

“Nuk kemi pasë rrymë qe 5 orë”, “Veç te na janë ka e nalin rrymën”, “Nuk mundem me punu se nuk kam rrymë”, “Nuk ka rrymë në Suharekë”, janë vetëm disa nga deklaratat që na e kanë vrarë veshin gjatë muajit nëntor dhe po vazhdojnë edhe në muajin dhjetor.

Kohët e fundit qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike me orare të tejzgjatura, veçanarisht nga komuna e Suharekës.


Pas reagimeve të shumta Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) është duke e bërë një hetim për ndërprerjet e energjisë elektrike që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

KESCO, si furnizues i energjisë elektrike, është i obliguar që t’i furnizojë qytetarët me energji elektrike. Ky obligim vlen edhe në rastin kur prodhimi i energjisë elektrike në vend është i pamjaftueshëm, dhe KESCO obligohet dhe ka të drejt të importojë energjinë nga vendet tjera.

ZRrE-ja ka thënë se situata me furnizim me energji është përkeqësuar pas rënies së prodhimit nga KEK-u dhe se operatori i furnizimit, KESCO ka dështuar të sigurojë importin e energjisë me kohë, në mënyrë që të mbuloj kërkesën e furnizimit në të gjithë territorin e vendit.

“ZRrE i ka kërkuar KESCO-s dhe KEDS-it që të mbulojë kërkesën për furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje duke mos ndërprerë energjinë në asnjë rast përveç kur rrezikohet sistemi”, thekson ZRrE.

Zëdhënësi i KEDS/KESCO, Viktor Buzhala ka thënë se importi i energjisë elektrike ka ndryshuar në varësi të kërkesës dhe ka ndryshuar nga ora në orë. Sipas Buzhalës, pas mesnatës nuk ka pasur nevojë fare të importohet energji elektrike.

Importi i energjisë elektrike nga KEDS/KESCO gjatë ditës ka shkuar deri në 300 – 400 MË, ndërsa gjatë pikut të mbrëmjes kjo sasi ka shkuar deri në 500 MW.

“Çmimi është 100-120 euro për megavat”, ka treguar Buzhala.

Ministri Lluka ka deklaruar se ndërprerja e paplanifikuar e energjisë elektrike përveç në raste të prishjeve serioze dhe të papritura, është e ndaluar me ligj dhe rregullore të energjisë.

Sa i përket ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike në komunën e Suharekës dhe Fushë Kosovës përsëri është deklaruar ministri Lluka më 16 dhjetor.

“Për Suharekën investimi nga KOSTT është finalizuar dhe nuk pritet të ketë ndërprerje për shkak të mirëmbajtjes”, ka thënë ministri Lluka.

Më 20 dhjetor, ministri Valdrin Lluka përsëri ka thirrur në takim organet përgjegjëse për sektorin e energjisë në vendin tonë, gjegjësisht KEK-un, KEDS-in, ZRrE-në dhe KOSTT-in, ku ka kërkuar raportim rreth situatës energjetike në vend.

Lluka u interesua të kuptoj nga KEDS dhe KOSTT zgjidhjen e disa shqetësimeve të cilat ai i ka marrë nga banorët e Suharekës dhe komunave tjera për ndërprerje të energjisë elektrike.

“Konstatimi i përgjithshëm ishte që situata energjetike është stabile në gjithë vendin dhe se ndërprerjet e vetme që mund të ndodhin janë për shkak të mbingarkesave në zona të caktuara në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MZhE-së

Reduktimet e energjisë elektrike nga KEDS-i javë më parë në Kosovë, priten të hetohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë themelore të Prishtinës Imer Beka.

Ai ka deklaruar se interesimi ka filluar nga Prokuroria, por ende nuk ka diçka konkrete.

“Sa i përket hetimeve për KEDS-in në lidhje me reduktimet e energjisë javë më parë, ka pasur interesim nga Prokuroria për të filluar hetimet, por me sa kam informacione unë ende nuk ka asgjë konkrete’’, ka thënë Beka.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë