Miratohet projektligji për tërheqjen e 10% të kursimeve nga Trusti

Në mbledhjen e 15-të të Qeverisë së Kosovës të mbajtur sot është miratuar projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se përmes këtij projektligji plotësohen dhe ndryshohen disa ligje të tjera.

Sipas Bajramit, përmes plotësimeve të bëra qytetarëve te Kosovës do t’iu mundësohet tërheqja e kursimeve prej 10 % nga Trusti Pensional.

Në anën tjetër, projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike kryeministri Hoti e cilësoi kryesor për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.