Miratohet projektligji për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të dytë Projektligjin për punëtorët e arsimit shqip të viteve të 90-ta.Pro këtij projektligji ishin 71 deputetë të Kuvendin të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka shkruar se ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kanë bërë për këtë Ligj dhe se kjo e bën të lumtur pafund.

Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99!

Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës.

Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën.

Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë! 

Sipas Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN), ky Projektligj nëse hyn në fuqi mund të ketë kosto shumë të madhe për buxhetin që komprometon edhe investimet në të ardhmen e arsimit.

RAPORTO