Miratohet Projektligji për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë
- 09.02.2023

Është miratuar në lexim të dytë Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Miratimi i këtij projektligji u bë në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ku 66 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
Po ashtu, deputetën votuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe zhvendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive.
Në lidhje me këtë projektligj, 61 vota ishin pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ku rrjedhimisht u ngarkuan komisioni i përhershëm dhe ata funksionalë që ta trajtojnë këtë projektligj dhe ta sjellin atë në lexim të dytë.?TELEGRAFI/