Miratohet programi qeverisës, Kurti thotë se do të përgadisin padi për gjenocid ndaj Serbisë në GJND

Miratohet programi qeverisës, Kurti thotë se do të përgadisin padi për gjenocid ndaj Serbisë në GJND
Herolind Bytyçi

07.05.2021 / Lajme

Mbledhja e Qeverisë ka nisur me shpalosjen e programit qeverisës për 4 vjetët e ardhshme.

Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria synim ka menaxhimin e pandemisë dhe lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga qeveria e kaluar.

Pas elabourimit të planit nga kryeministri Kurti, qeveria ka miratuar programin qeverisës për katër vjetët e ardhshme. 

Gjithashtu Kurti ka thënë se si qeveri do të përgatisin padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti..

“Do të sigurojmë shtesa për fëmijë e punësim të garantuar sezonal për një anëtarë të familjes. Përmes rritjes së pagës në 250 euro për 40 orë punë do të sigurohemi që ata që kanë paga më të ulëta të kenë më shumë para në xhep në fund të muajit. Do t’i trajtojmë me prioritet mbrojtjen e resurseve natyrore e mjedisit”, ka thënë ai tutje.

LEXO EDHE:  Kurti: Nderojmë veprën heroike të policëve që ranë duke luftuar krimin e duke mbrojtur territorin dhe sovranitetin e Republikës

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit