Miratohet në parim projektligji për menaxhimin e financave publike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar projektligjin për menaxhimin e financave publike. Në vazhdimin e seancës me 45 vota për, 17 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Ndërsa, në piken e radhës të rendit […]
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar projektligjin për menaxhimin e financave publike.
Në vazhdimin e seancës me 45 vota për, 17 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.
Ndërsa, në piken e radhës të rendit të ditës po shqyrtohet raporti me rekomandimet të Komisionit për mbikëqyrje të financave publike në lidhje me raportin e auditimit të pasqyrave vjetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2019.