Miratohet lehtësimi i masave anti-COVID, ministri Vitia s’tregon cilat janë
Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku u ndërmorën një sërë vendimesh. Ndër vendimet e marra është edhe ajo e lehtësimit të masave kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, dhe se për këtë ka ardhur deri tek lehtësimi i masave. […]
Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku u ndërmorën një sërë vendimesh.
Ndër vendimet e marra është edhe ajo e lehtësimit të masave kundër COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, dhe se për këtë ka ardhur deri tek lehtësimi i masave.
Në këtë mbledhje të radhës të Qeverisë është miratuar edhe propozimi për lehtësimin e masave, por ministri Vitia nuk ka treguar se cilat masa janë ato.
“Lehtësimi i masave është duke u bërë me raport. Më tej objektiva për parandalimin e përhapjes së COVID-19, moscenimi i aktiviteteve ekonomike dhe ruajtja e shëndetit mendor. Masat shërbejnë që situata të mbahet nën kontroll”, ka thënë ai.
Poashtu ai ka shtuar se pas dy javëve do të bëhet vlerësimi i situatës me pandeminë COVID-19.