Miratimi i ligjit për Qeverinë, zvogëlohet numri i ministrive
- 26.01.2019

Republika e Kosovës, ka përpiluar një ligj të ri për Qeverinë e Kosovës, ku në muajin mars pritet që të miratohet ky ligj dhe të zbatohet menjëherë, i cili ky ligj do të jetë në qëllim të uljes së numrit të ministrive, por nuk dihet se ky ligj a do të zbatohet me Qeverinë aktuale.
Opozitarët po insistojnë që ky ligj të miratohet dhe të zbatohet menjëherë, dhe ata dëshirojnë që ky ligj të zbatohet në Qeverinë aktuale e jo me atë të ardhshme , sipas tyre kush do që vjen pas saj do ta trashëgojë këtë dëm.
Gjatë një deklarate për zërin, deputetja e LDK-së, Lirie Kajtazi deklaroi se ky ligj duhet patjetër të miratohet, njëkohësisht edhe të zbatohet, dhe ajo zvogëlimin e numrit të ministrive e shehë të paarsyeshme të fillojë me Qeverinë e ardhshme, sepse ajo thotë se Qeveria aktuale ka shkaktuar mjaft dëm.
“Nuk është në rregull që ligji të fillojë ndryshimet me Qeverinë e ardhshme dhe jo me këtë aktualen. Nëse kjo qeveri me të vërtetë e ka qëllimin e mirë ndryshimet duhet t’i nisë nga vetja me zvogëlim të numrit të ministrive, me ulje të pagave e me procese tjera të dëmshme, sepse çdokush që e trashëgon pushtetin do të ketë probleme të mëdha të trashëguara nga kjo qeveri”, theksoi Kajtazi, po ashtu ajo tha se ky ligj është duke u zvarritur shumë por gjithësesi është e mirëseardhur.