Minstrja e Arsimit iu uron suksese maturantëve: Me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja

18.06.2022

“Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës! Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të […]

Minstrja e Arsimit iu uron suksese maturantëve: Me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja Foto: Ilustrim

“Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës!

Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju.

Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja! Nga zemra, fat e shumë suksese të gjithëve!”, shkroi Nagavci në rrjetin social “Facebook”.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot organizon provimin e maturës 2022, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 22 mijë maturantë. Provimi i maturës këtë vit do të organizohet në 171 qendra të testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.