Ministrja Haxhiu udhëzon përmbaruesit privat që t’i lejojnë qytetarët t’i marrin pensionet dhe pagat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka udhëzuar përmbaruesit privat që të mos debitojnë pagat dhe pensionet e qytetarëve për muajin prill dhe maj për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

“Për shkak të situatës së rënduar nga pandemia Covid-19, si dhe për shkak të reduktimit të stafit në institucione, banka, zyra përmbarimore dhe për shkak të nevojave në rritje të qytetarëve për furnizime me gjëra të domosdoshme për ekzistencë, Ministria e Drejtësisë, udhëzon përmbaruesit që t’i lejojnë qytetarët t’i marrin pensionet dhe pagat për muajin Prill dhe Maj 2020, pra të mos t’i debitojnë këto pagesa për interes të lëndëve përmbarimore për shkak të situatës në të cilën ndodhemi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

RAPORTO