Ministrja e Financave: Buxheti duhet të miratohet sot që vendi të mos mbetet në krizë

28.12.2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e sotme ku në rend dite është edhe votimi i Projekbuxheti për vitin 2021, ka kërkuar që të votohet ky projektbuxhet në mënyrë që vendi mos të mbetet në krizë. Bajrami gjatë prezantimit të Projektbuxhetit, tha se të hyrat do të janë rreth 1.9 miliard euro. “Është me […]

Ministrja e Financave: Buxheti duhet të miratohet sot që vendi të mos mbetet në krizë Foto: Ilustrim

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e sotme ku në rend dite është edhe votimi i Projekbuxheti për vitin 2021, ka kërkuar që të votohet ky projektbuxhet në mënyrë që vendi mos të mbetet në krizë.

Bajrami gjatë prezantimit të Projektbuxhetit, tha se të hyrat do të janë rreth 1.9 miliard euro.

“Është me rëndësi vitale që ky buxhet të votohet sot. Ky buxhet kërkohet që të votohet që vendi të mos mbetet në krizë. Projektbuxheti trajton përballen me pandeminë. Pas një rënie 6.7 për qind, gjatë 2021 do të jetë 5.1 për qind. Të hyrat do të janë rreth 1.9 miliard euro, kurse shpenzimet do të janë 2.4 miliardë euro”, tha Bajrami.

Ajo ka shtuar se për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19, janë paraparë të ndahen 182.4 milionë euro.

“Është paraparë Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike të jetë 182.4 milionë euro. Sektori i shëndetësisë gjatë vitit 2021 do të jetë me buxhet me të lartë. Miratimi i këtij buxheti, do të dërgoj sinjal te komuniteti i biznesit dhe në masë të madhe pasigurinë në ekonomi, e cila mund të shfaqet pas shpërndarjes së kësaj legjislature”, tha ajo.